spot_img
Ballina «arbkult» Mentor Thaqi: “Shihni si gjallërohet jeta në Atdhe kur vjen Mërgata!”

Mentor Thaqi: “Shihni si gjallërohet jeta në Atdhe kur vjen Mërgata!”

0
144
656204552 26897307643205286 948209774713328538 n

Po bre, ka tullusuma e tulluma, turreca e teknefeca që marin n‘thue në Mërgatën tonë!

Edhe Mërgata ka ndonjë budallë, ndonjë takrramesh e trupërshesh, ndonjë hiç që kurrë gjë të duhur për Atdhe bâ nuk ka, i njohim mirë, ua dijmë mjerimin, andaj nuk janë brum i yni, por llum „i yni“ që as dreqit nuk i duhen!

I njohim, i shohim, … me kohë i kemi shënjue si molla të krimbura, tjerat mbesin çështje ligjesh!

Mërgata nuk është një-partiake, është gjysma e Kombit në mërgim, është shtetbërëse, bashkëluftuese për liri, është ajo që bëri të mundur mbijetesen popullore, është shtetndërtuese dhe buxhetmbushëse, është ndërgjegja e pastër kombëtare, nuk është ajo pakica e vogël e mospërfillshme devijuese me budallakinë e trashëgueme nga „fruthi i hershëm“!

Mërgata e din vetë se si voton dhe nuk i duhen mësimet as këshillat nga mjeranat dhe turrecat teknefeca!

As hilet e „emisarëve dhe komesarëve“!

Aq më aspak pamoralshmëria e xhambazëve, matrapazëve dhe tuxharëve ndaj moralit të shqiptarëve!

Shihni si gjallërohet jeta në Atdhe kur vjen Mërgata!

Pyetni kudo, restaurantet, shitoret, punëtoritë, kompanitë shërbyese, … si si këndellen e rigjallërohen kur vjen Mërgata!

Mërgata nuk është zhvatëse e pasurive kombëtare (mund të jetë ndonjë në ortakëri dreqi e turpi me ndonjë vendorë, ndonjë i lidhur me kastat politikzhvatëse, si në shpërlarje parashë të brëndshme apo të jashtëme, brënda e jashtë), por nuk është as ishte kurrë tradhëtare as tuxhare e Atdheut!

Mërgata është Krenari Kombëtare, është Ambasadore Dinjitoze para Bote!

Epo, Mërgata është Vlerë, Pasuri dhe Aset Kombëtar!

Lene Mërgaten të qetë e mos e merrni nëpër gojët kundërmuese, sepse ajo nuk e meriton atë fëlliqje gojore të matrapazëve!

Mos u mundoni ta njollosni as pluhnosni se veç verboheni!

Mërgata është edhe vlerë hyjnore, sepse është humane dhe atdhetare!

Mërgata edhe më heret, edhe tash e tevona, i viziton institucionet e Shtetit të vetë që i bashkëformoi, i bashkëndërtoi, i bashkëfinancoi, … e që ju politikzhvatës po ia rrezikoni, mohoni, keqpërdorni, bllokoni, … për hilet tuaja, për gjynahet tuaja!

Unë jam mërgimtar i Mërgatës shqiptare, nuk kam atdhe tjetër përveç Atdheut tim Dardani-Shqipni!

Andaj, jam mërgimtar shqiptar, shqiptar me fe, Komb e Atdhe!

Zoti e bekoftë Atdhen dhe Kombin tonë, sigurisht edhe Mërgaten si gjysmen e tij sublime!

Zoti i këndelltë njerëzisht të devijuemit dhe qafëthyemt!