Kujtimet nga puna rrjedhin valë- valë çdo herë ditën e natën, verë e dimër, kudo. Sot derisa shfletoja fletoren e punës më erdhi fuqishëm kujtimi i rolit të Skënderbeut. Nga fjala e Gjergj Kastriotit- Skënderbeu para se të vdiste kur thërret bijtë e tij.
Nga libri nxora disa fjali nga gjuha e Gjergjit, i rregullova për moshën e fëmijëve dhe nivelit të tyre. Ora mësimore ishte me nxënësit e klasës së dytë. Ishte e hënë, VS Benediktschelingerstrasse 25, 1150, Wien. Mësimin e mbaja para dite, nxënësit i merrja nga klasa dhe me grup gjenim hapësirë të lirë, zakonisht në këndin e gjerë të korridorit apo në hapësirën e bibliotekës. Në pauzë i mbledhja nxënësit dhe sapo binte zilja e orës mësimore fillonim. Biseda nisej nga mendimi i nxënësve rreth shqetësimeve të tyre që kishin pasur nga ora e javës së kaluar. Gjithnjë më interesonte se ku qëndron problemi fëmijëve në mësim që mundësisht të ju ndihmoja duke ua shpjegua në shqip apo duke ushtruar detyrë matematike në gjuhën shqipe, zaten kjo ishte njëra nga detyrat e mia si mësues në orët paradite paralel me mësimin në gjuhën e shkollës, ndihmë integrimi.
Një nxënës nuk vinte në orën e shqipes, duke reaguar edhe pse mësuesja u mundonte ta bindte, se gjuha e nënës është e bukur dhe me vlerë të madhe. Dhe, unë nuk ndihesha mirë, përse fëmija reagonte dhe nuk bindej të bisedonte me mua edhe pse iu luta të vinte vetëm pak minuta me grupin dhe të shihte çka mësojmë.
Ishte fundi i tetorit 2008, ora mësimore me klasat e dyta fillonte pas pauzës prej pesëmbëdhjetë minutash, kur ne mblidhnim nxënësit nga klasat. Klasa e vogël ku mbaja mësim shqip me grupin tim ishte në anën e hyrjes së dytë nga rruga kryesore e zhurmshme, Schweglerstraße. Nuk e harroj, kur mësuesja e klasës, sapo më pa në derë, më gëzim tha: Hazir, sot do vjen Arlindi, më ka premtuar, do vështron si rrjedhe ora mësimore, do luanë lojë dhe do kthehet. Nëse nuk donë të rri në orë, le të vjen kur të donë. Arlindi e dëgjonte mësuesen, e shkonte atë dhe mua. Ashtu i ngritur në këmbë, fytyra e tij ishte jo gazmore, por shikimi i tij ishte i mbrehtë që fliste. Mori librin e leximit, materialet, ngjyrat lapsa, stilolapsin, u afrua ma dha dorën e tij të vogël por e fuqishme në prekjen time aq të pritur nga Arlindi. Tre nxënësit aty nga klasa afër (3b) prisnin bashkimin me Arlindin. Pesë nxënësit e klasave 3c dhe 2a e 2c pritnin para klasave të tyre. Ashtu të bashkuar arritëm klasën, e hapa derën pa bërë zhurmë çelësi.
Tani Arlindi më dha konceptin e ri të orës mësimore. I mblodha materialet mësimore nga orët e mëparshme mësimore ku për temë ishin lojërat teatrale. Vazhdimisht e mbaja në përparësi tregimin Skënderbeu dhe shtatë shkopthat e tij. Sipas temave i kontrollova detyrat e dhëna për shtëpi dhe vazhdova me bisedë. Cili nga ju ka për të treguar diçka nga java e kaluar? Ku kishte vështirësi dhe probleme. Zakonisht nxënësit heshtnin të flitnin rreth detyrave në mësimin e rregullt. Sigurisht nxënësit e disa klasave e ngushtonin “hapjen” e diskutimit rreth pengesave. Biseda ishte fillimi i shoqërimit në grupin mësimor ku secili ta ndien veten të barabartë dhe të lirë.
Minutat e parë e përcaktojnë kahjen e rrjedhës së orës mësimore. Kërkohej kujdes ndaj secilit nxënës në materialin mësimor që i duhej. E prezantova Arlindin para shoqërisë së tij të njohur. Të gjithë e njihnin.
Ky është Arlidi, nxënësi shqiptar i cili flet shqip. Ka prindërit, dy motra dhe një vëlla. Sot ka ardhur të luan me ne dhe të shoh se si mësohet shqip dhe të luan me ne. Ndoshta, do luan edhe në lojën teatrale. Po, mësues, po mësues, – thirri Sami nga klasa aty afër klasës së Arlindit. Skënderbeun, mësues, Skënderbeun, – thirren të gjithë. E donin dramën me porosinë e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu. E dinin përmendësh tekstin secili. Dramen e përgatita që në vitin 2003 në shkollën VS-Lortzingasse 1, bashkia e katërmbëdhjetë. Fillimisht thjesht duke lexuar rolet nga teksti mësimor e pastaj shkova duke e shtuar me pak tekst, sipas neveleve mësimore, por baza ishte e ciklit të ulët – Volksschule.





