spot_img
Ballina «arbkult» Mentor Thaqi: BAC, MBLIDH NJ´ATO SHKRONJA

Mentor Thaqi: BAC, MBLIDH NJ´ATO SHKRONJA

0
59
376f4bc7 36d2 42e2 99e3 615b33cc5de5
 
( Letër shpirtërore bac Zef Schiró Di Maggio)

 
I dashur baca Zef
(ti që mban emër të madh trashëgues)
Frymë dhe frymim tejshekullor
ty dhe emrit tënd,
Gjitoninë në gji,
Gjuhën në Gjak Arbëror,
Arbëreshçe në këndim Lashtësie!
Bac,
mblidh nj´ato shkronja të shprishura motesh
bëji varg si specat e kuq të Çiftit,
si hudhrat kokëforta të Hora´s (Katundit)
fjalë për fjalë, bëji këndim
Gjuha Arbëreshe ka mot që i kërkon,
e dëgjuem shpesh në ankesa kah harresa!
Mblidhi vëlla, mblidhi e lidhi,
le t´jenë varg kënge e këngë Sage
le t´jehon si Polifonia Labe
nj´ashtu si bëri ytvëlla Ndon Belushi
me bekim rrokjet ua shprushi,
me Testament-porosi nga De Rada,
me vrushkull gjaku nga Santori,
në dorë Ujko e jo n´gojë ujku
Bala i vjetër të Riut ia la!
Bac,
një falëmeshëndet Mandalës sonë,
fjalë e tij ka peshë të dijes,
e di që të do Tirana, i duhesh Gjitonisë,
Altimari, Massaro e Gjordano trup e tërthorë Akademive
Gjuha Arbëreshe në rrezik, tha UNESCO,
zvarranikë duan ta hanë, kopica e ndryshku e brejnë
në Shën Adrian le të bien këmbanat
të ndeshemi në Frasnitë, Lidhja në pritje
koha le t´bëhet Mot e Moti Epokë!
Edhe ne do të vijmë kah Katundi Arbëresh
zërit tuaj ISO t´i jepim, Ornela ka hapur pentagramin
Arbëri i Ri është bir i atij t´Vjetrit
përmes letrash të moçme lexohet këndimi
se Shqipja mëmë Arbërishten ka,
ta duam,
ta ruajmë,
ta rinojmë
ashtu t´lashtë n´rrënjë të veta
hë jungjatëjeta!
Po bac,
mblidh Kuvend ku ka mend,
arbërisht le t´frymohet, t´bëhet Kurrikulë me Preambulë
se Moti kërkon Postulë!
Po t´u deshtëm, hapat ngjeshëm
do t´na kesh … radhë ngjeshë!
Mentor Thaqi
12 shtator 2026

Shiko më pak