spot_img
Ballina «arbkult» Ornela Radovicka: Vështrim artistik-filozofik mbi veprën poetike të shkrimtarit më në zë...

Ornela Radovicka: Vështrim artistik-filozofik mbi veprën poetike të shkrimtarit më në zë arbëresh Zef Schirò di Maggio

0
77
IMG 5911 Kopie

 Kur shfleton veprën e shkrimtarit, poetit, publicistit, dramaturgut më në zë, arbëreshit c.  mendimet metamorfozohen në një tempull, të ngjashme me “Katedralen  Sagrada Familja”  të Gaudì, së cilës, gjithmonë i shtohet ndonjë pjesë  arkitekture e mrekullueshme , dhe asnjëherë nuk të jep përshtypjen e asaj forme të përfunduar në madhështinë e saj. Mendoj se  vepra e të madhit  Schiro di Maggio, ka shumë hapësira, për vëzhgime dhe kritika, sa, kushdo mund të shkruaj mbi veprat e tij,  t’i trajtoj ato nga një pikëpamje, gjuhësore, artistike,  por edhe filozofike, duke  i dhënë atyre vizione të reja letrare artistike.  

Në këtë arqipelag vargjesh,“ Ishuj poezi” në qëndër të këtij kozmo, spikat mendimi i tij filozofik dhe identiteti i autorit, Hora.

Banorët e Horës  janë “Njerëz si Lisi” por edhe të zymtë, të ngrisur, të rritur  në atë ambjent  ku ”, “Rreza e dheut” i lip dy orë më shumë Pecutës që të lejoj Diellin. Era lot bashk  me ta.  Brënda ka  atë mall të  asaj toke jo fizike, por shpirtërore,  e për këtë mbath të ngjeshura gjithmonë flatrat e meridianit, ku shpirti i zhuritur ngjitet në trenin e shtegëtimit, shoqërohet nga  binari i dhimbjes, dhe stancionet  mbartin targën “Emigrant”. Ndalesat  pikëzojnë me dritëzën e kuqe, ku qytete metopole të lira, por me zinxhirat e tyre të padukshëm. Çdo poezi mbart si një tatuazh sensin filozofik.

Iluminizmi,  për Autorin  është autentik.  Është ai Ai diell fizik, që lind dy orë më prapa Kometës e  metaforikisht do të bjerë në kokat e studentëve, t-iu ndrij atyre ndërgjegjësimin e gjuhës, kulturën e të parëve, por do të lëshojë  edhe  dy rreze mbi trutë e arbëreshit, i politizar, e i shitur, tregtari i shpirtit

Egistenzializmi, nuk është  ai Sartre, por rezilienza, qendresa e një populli i veçantë siç  është ajo i arbërshëve të Sicilisë,  Hora e Arbëreshëve. Gjysh, Shqipëria ku është? Malli çanë malet, shkon tek ajo tokë. Egsistencializmi, i arbëreshit që  hodhi gurin e parë,  tashmë e bren gangrena kozmolite e largimit, dhe arbëreshi kërkon Itakën e tij. Itaka, në poezinë e Skiro di Maggio  nuk është ajo metafora e udhëtimit, por njohuria, ndërgjegjja,  është Itaka   e Laertit, pjellore, që autori e pikturon  me fjalë si një suerrealist i Breton, me një stil  erotik-sensual  poetik Apollinair; “carnalità e natura”; kodrat  janë gjinjë, shirti tokës, metamorfozohet në vithe. “Laerti- shkëm, shartuesi i mirë i Hardhive”, e karkterizon  razionalizmi i Cartesian sepse ai është ” shartues i mendimeve”.

Në poezitë e tij ndien sensin e artit figurativ: Britma e autorit, nuk është anonim si ajo Munch, është një akustikë ankthi, ku ai merr varkën dhe vozitë në këto ishujt e vetmuar. Janë 52 ishuj. Kanë emra të ndryshëm por është i njëjti popull, i njejti gjak.  Të njëjtat probleme. Ende në port janë hijet galonet e Republikës së Venetikut dhe të Mbretit të Napolit.

Qyteza e tij bëhet ajo folezë, ku edhe penda ka vlerë, qytetarët e saj, në  veprimet e tyre, (në të mirë apo në të keqe kodifikohen dhe shënderrohen pjesë e atij udhëtimi 600 vjeçar, por pa u ndarë nga ai sfond gjeografik i Kumetës, lumit Gjoni, ku vazhëzat  në ditën e Themelimit të saj vishen si një nuse e të derdhur në arë. Vezullojnë. Djemtë të mbështjellë me frymën e nënës Mëmëdhe.

Paradokaslisht, sheshet kthehen në dromëza metropolite. Të metat e qytetarëve të tij janë personazhi  të një Molieri në kohët moderne ku globalizimi, homologimi, shëndërrohen në një atlante  dhe njerëzimi  është i detyruar të hypi në këto vektor… 

Filozofia e“ I fiori del mal”, nuk është ajo buqetë e hidhur e shoqërisë së degraduar së Bodleaur-it, por janë “Lulet e Gjineshtrës”, masakra, viktimat e ditës së 1 Maji, midis tyre dhe vogëluseshja 8-vjeçare. Është ajo shuplaka e fuqishme e asaj historie të hidhur italiane, qé ende nuk ka shkuar në vend drejtësia. Por kjo lulishte shkon edhe më tej,  ka një specifikë, ka një emër “Lulet e kosovës”,  janë të bukura, por janë edhe janë  ato lulkuqe dhe bozhure që mban ai Ballkan  Ilir, ku fati në shekuj  i ra të luftoj për lirinë e tij, por edhe ajo indiferenca e Europës “tymi, që i duket si “ajo e tavave me fli” apo e një mishi të pjekur së gjallë”.  

FotoFjalë krijojnë trajta. Metamorfozohen në imazhe. Vorbuj që na përcjellin disi tek filozofia  Escher.

Shkronjat në poezinë e Di Maggio, krijojnë figura, fjalët tkurren në njësi themelore mendimi, dhe arsyeja  në një etikettë mendore të konceptit. Vargjet, japin Haikun, tërësia, emocionin.

E pafundmja dhe e fundmja;Paradoksi dhe vetëngjashmëria: Struktura ciklike, ku subjekti dhe objekti krijojnë njëri-tjetrin në një qark të mbyllur. Renditja gjeometrike: Mozaikë dhe simetri që zbulojnë një rend të fshehur pas kaosit të dukshëm të natyrës dhe reflektimit ekzistencial.

Mitologjia dhe histori shkrihen bashkë : Autori, udhëton në lashtësi, prek  Patrën, Mikenën, gjen popull që flasin të njëjtën gjuhë me të tijën,  kthehet në Horën e tij. Në atë Horë  ku qyteza  derdhur në gurë i ngjan disi kështjellave në Koronë, ku lëvizin stërnipat e  trimave të Misolongjisë, por edhe gra të bukura, të cilat nuk janë Eva, por herë  janë Penolope, e herë  si Nausika, por  të veshura me  petkat e bjeshkëve, me gjethe ulliri (“e  zhgënjyer,  ç’ngjyrosi vegimin e burrit veshur me degë lindur nga deti “).

Hora, është e  lëngëshme, me puhizën e detit.  Detari i vjetër ka lëkurën e mësuar nga kripa.Nga mimeza detare  uturinjë drurët,  nata, qumështore gushti,ndërsa qielli i mbarsur me profile botanike. Ulliri dhe dejti janë binomi e fjalë kyçe të autorit.

Botanika e ullirit ndërtohet  në vargjet e  autorit me gërmat në  vertikal, i jep gjerarki:”I moçëm, mbreti i gjelbërimit dhe i lashtësisë, shatorja ullinjëzore,me rrudhat e etërve”. Filozofinë animismo; Autori e prek  nuk e anashkalon: “Nuk është lehtë ti kuptosh ullirin, se kur ai vdes, metamorfozohet në profilin e një njeriut…” Poeti, rrafshin diakronik shton frazën “ Muratori në nevojë e përdorë si dru zjarri”, kështu që monologu, lë dialogon hapur me një animizëm pagan dhe telurik, ku peizazhi nuk është një sfond, por një entitet me të cilin duhet të bashkohet. 

Tek poezia ; Sa i Çmueshëm është Uji , autori na përcjellë  Filozofia  e Talesit,  substanca nga e cila rrjedhin jeta, ushqimi dhe vetë toka, e konceptuar si një disk që noton mbi valë.

Largimet për autorin bashkrenditen  si gjeometri ikje. Shëndërrohen në siptoma, dhe si  të tilla paraqiten si  si “raggi X” radiografi e shumë linfave. Kanë forma, cikle, vorbuj, shpesh herë segment, por asnjëherë nuk janë një drejtëz, sepse krijojnë gjire, janë atje me regatat e tyre, ngarkuar në kohë dhe hapsirë me historinë, gjuhën, kulturën, identitetin.  Na përcjellë në  filozofinë e Hapësirës Fiziologjike, (na kujton filozofin Ernst Mach) ku Matja e Distancës, për autorin nuk bazohet vetëm në modele abstrakte ose gjeometrike të ngurta, por është i rrënjosur në hapësirën e përjetuar dhe të ndjeshme, kështuqë  në çdo parabole “gjeometri ikje”,  nuk ndodhet distanca gjeografike,  por porte. Shohim atë të Kadiksit, e gjejmë Seremben që si një Romeo vajton fatin e tij të dashurisë. Në Rekanat –  Leopardi, vështron universin, dashurohet me hënën, në Kalkutën- nënë Tereza, sfilitet që të varfërve t’iu japi  pak jetë. Në Kosovën e përgjakur  Ali Podrimja, i këndon  farës së njerëzimit të qytetërimit.

Poezitë e  erotikës janë një pikëtakimi  ndryshe nga  ajo ai akt ku Eros mban rolin e tij të aksionit  ndaj  Afroditës. Dashuria në vargjet e Di Maggio-s paraqitet pasion  “ mishtore\ epshore apostrofuar  në shpirtërore” të cilat përzihen në formën më natyrale e njerëzore “ Jepmë streh në sytë e tu në intimitetin e mureve të tua të buta” Dashuria  dhe eriotismi janë të shkrirë, por gjejmë edhe ato dromza ku  autori  nuk shprehet nëpërmjet mitologjisë Marte\ Guerrieri, por, “Një armë pushim” midis qiellit dhe tokës;kur toka digjet, qielli e shuan me lotët e tij.

Shoh një pëlqim të autorit  mbi veprën artit Spanjoll, kur Ai na ofron Picasson në Guernic-ën, mbërthyer në temën sublime atë dashurisë njerëzore. Sentimenti i dashursë për autorin është e lidhur me tokë, ku “brazda”, përmbanë gjeometrinë mizore . Poeti nuk është konformistë, “ Nuk e do rrethin e përsosur. Atje ku bihen preh demat në arenën e Seviljes”.

 Lidhjet e autorit me Horën nuk “ është si  një “ fissator Hofman”, ku saldohen “ frakturat scoposte” por janë përqafime të trefishtë hardhilidhëse , vreshta një palcë hekuri ka si mbështetje-që asnjë mrekulli të- të shkulë nga dashuria ime. Asgjë nuk është aplikative në dashurinë e poetit, por çdo gjë rrjeth organike.  

 Tek Poezia “Plaku”, mallëngjimi dhe  trishtimi, janë në lëvizje, ndërthuren me një feedbak heshtjeje,  midis asaj jete që po perëndon dhe të atij që është ende në jetë:  “Amor ch’a nullo amato amar perdona”  do të thoshte Aligheri në këngën e  pestë të Ferrit  vargu 103.  

Interesante janë fotografitë të cilat janë në shërbim  të poezisë. Ato i shohim ,në ngjyrën gri, ngjyrën e zbehjes, e shuarjes, të një shoqerie degraduese, por edhe si “infrarossi”, ku kjo shoqëri e sëmurë plot me siptoma, duhet të thellohet në analzën e saj.  Ka nevojë për kura. Jemi një shoqëri epmpirike do të thoshe Bauman, një shoqëri e lëngëshme, ku vlerat njerëzore po eklipsohne nga bota kibernetike dhe ajo gjeopolitike.      

Poeti mbyll ciklin e tij me një kapitull “Morea Ime”.

 Nis me poezinë “Mëmës sime” Interesante është struktura e poezisë, ku autori vendos si nën titull “kllapa katrore”. Sqarimet në kllapa, shëndërrohen jo vetm si evidencim\ nënvizim, por bëhen  pjesë themelore e poezisë, pt=ra ka një vlerë të dyfishtë. Ky mendim artistik  i autorit na përcjellë deri diku në rrënjën katrore të Pitagorës (la razionalità geometrica e numerica).

Tek poezia “Këtu kam edhe tim vëlla” autori nuk qëndron thjesht një përshkrim epirik, mbi varret e të parëve të tyre, por  trajton me dinjitet e linjë historike, pushtimin Otoman e deri në  largimin e popullsisë shqiptare në Itali, e na lë të nënkuptojmë që autori është njohës shumë i mirë i historisë së popullit të tij.

Si një kronikë janë edhe vargjet thurur për 100 vjetorin e De Radës.

Një “ Lojë kibernetike” është edhe  Poezia “ Lisi” ku madhështinë e De  Radës, e këshillon hardisku me file “Lisi”.

Poeti, nuk duhet të jetë sipërfaqësor- thotë autori Skiro.  Ai, duhet të jetë njohës i “Makrogjithësisë” duhet të jetë edhe “Micro gjithësisë, dheështë në kërkim ;“ Kërkon detin”. Atë det, ku Lundroi Milosao, atje ku Odiseo ishte në kërkim Itakës. Kërkën në thellësi. Thellësi e të cilit  nga Talesi te Nietzsche, deti është i pranishëm në mendimin modern, shpesh si një alegori e iluzionit metafizik, «ku kuptimi humbet dhe vetëdija fundoset»-  do të shkruante Guérard.

Nga Kanti, për të cilin toka e së vërtetës është një ishull në një oqean të trazuar; te Nietzsche, i cili këmbëngul në heshtjen e detit dhe e quan bukurinë e tij të heshtur hipokrite; te mendimtarët e shekullit të njëzetë si Foucault, i cili sheh në det parëndësi dhe humbje të kuptimit, mendimtarët sfidohen nga deti që Homeri e quan të pafarë, por pjellor.

Poezitë e poetit Di Maggio janë të ngjeshur si personazhet në arti detajuar i Brueglit. Penetron në to, dhe secila qëndron individuale me peshën e saj duke përcjellë atë aura e hollë të  atyre teksturave, rreth i zgjedhur fjalësh për t’u orientuar drejt sfondeve që sodisin regjistra të shumëfishtë, hapje të shumëfishta drejt asaj që, thënë thjesht, është jeta me  spektrat dhe urgjencat e saj.