Juria e festivalit “Tri Net Film Fest” e përbërë nga Hans Meier, Liri Lushi dhe Robert Wilton ndau edhe këto çmime: Çmimi Special Mention, për filmin “Mua besoj më shpëtoi portreti” në regji të Alban Mujajt, interpretimi më i Mirë Roberta Mattei, për rolin e nënës në filmin arbëresh “Primo Sangue”, Odis Toska, për rolin e tij në filmin “Red Mud”, dhe Elisa Grillo, për interpretimin e rolit të Teresës në filmin “Primo Sangue”, ndërsa Çmimi i Publikut iu nda filmit “Pesë Lulet, Një Notë e Humbur”, me skenar e regji të Fatlum Haziri.- Përzgjedhjen e filmave pjesëmarrës e ka bërë regjisor, producent dhe kurator Ben Apoloni
Teksti e fotot : Rexhep Rifati
Për tri mbrëmje sa zgjati festivali “Tri Net Film Fest” i organizuar për herë të pestë nga Studio Aktrimi Zvicër, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës që u mbajt nga 17 deri më 19 shtator 2026 në Blue Cinema Maxx në Winterthur, solli në ekranin skenik 11 filma shqiptaro-gjerman të zhanrit të shkurtër
Sipas programit u shfaqën këta filma: Programi fillon çdo natë në ora 20:00
NATA I – 17 SHTATOR
Der Kreislauf — Volkmar Sering
Red Mud — Evi Gjoni
OFFSPRING — Sophie Gartner
Mua besoj më shpëtoi portreti — Alban Muja
NATA II – 18 SHTATOR
Kur storja vjen nga ajri — Jon Saqipi
THE UNIFORMED — Timon Ott
Këmbana që s’ra — Majlind Beluli
Primo Sangue — Antonio La Camera (Arbëresh)
NATA III – 19 SHTATOR
Pesë Lulet, Një Notë e Humbur — Fatlum Haziri
Salman — Mentor Nuredini
Dead Air — Andrej Haring
Tri net. Njëmbëdhjetë filma.
Në përmbyllje të festivalit, që u vizitua nga një numër jo edhe i mjaftueshëm i publikut, por gjithsesi filmdashës edhe kësaj radhe kinemaja, kultura dhe arti arritën të bashkojnë krijues, artistë dhe dashamirë të filmit në një atmosferë tejet mbresëlënës, ku artistë nga të gjitha trevat shqiptare u bashkuan dhe jo vetëm përmes ekranit por edhe atmosferës së këndshme pas shfaqjeve zhvilluan një bashkëbisedim që hap mundësi për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në këtë fushë arti.
Juria e festivalit, e përbërë nga Hans Meier, Liri Lushi dhe Robert Wilton, që ndoqi me interes dhe emocion të gjithë filmat e shfaqur gjatë këtij edicioni përzgjodhi fituesit dhe ndau çmimet përkatëse të TRI NET FILM FEST.
Paraprakisht dy-tri fjalë për filmin që zuri vendin e parë. “ PRIMO SANGUE, me regji nga Antonio La Camera, në zhanrin e filmit të shkurtër, ku bëhet fjalë për një ngjarje në një Kalabri të ashpër dhe të pasigurt, të shënuar nga heshtja dhe gjestet rituale, ku vajza e vogël zbulon se bota e të rriturve fsheh një nevojë të thellë për intimitet dhe kontakt.
ÇMIMET E «TRI NET FILM FEST»
Me kënaqësi prezantojmë çmimet e ndara në këtë edicion të «TRI NET FILM FEST», për filmat, interpretimet dhe artistët që spikatën me krijimtarinë dhe emocionin e tyre:
Filmi më i Mirë
“Primo Sangue”
Regjia: Antonio La Camera
Special Mention – Përmendje e Veçantë
“Mua besoj më shpëtoi portreti”
Regjia: Alban Muja
Interpretimi më i Mirë
Roberta Mattei, për interpretimin e rolit të nënës në filmin arbëresh “Primo Sangue”.
Çmimi Inkurajues i Jurisë
Odis Toska, për rolin e tij në filmin “Red Mud”, dhe Elisa Grillo, për interpretimin e rolit të Teresës në filmin “Primo Sangue”.
Çmimi i Publikut
“Pesë Lulet, Një Notë e Humbur”
Fatlum Haziri
Nga vlerësimet e Ben Apollonin, regjisor, producent, organizator dhe kurator i «shkëputëm këtë vlerësim të dhënë në një intervistë, ku ai vlerëson se “Tri Net Film Fest” në edicionin e pestë, pati një gjysmë jubile dhe se i vjen mirë që përgjatë këtyre pesë edicionesh në ekranin e festivalit kanë kaluar shumë artistë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e veriut, Lugina e Preshevës e diaspora, por edhe artistë zviceranë, gjermanë, austriakë dhe se ky festival ka dhuruar momente shumë të mira, dhe ka arritur të jetë goxha shumë siç e kemi projektuar që në fillim.
Krejt në fund një notë e lartë për vetë organizatorin Studio “Aktrimin” Zvicër e sidomos për motrat Yllka e Xheneta Zuzaku, të cilat dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm, jo vetëm organizues por financiar, duke mos përjashtuar as anëtarët e tjerë, si dhe sponsor firmash, kryesisht shqiptare. .
Një peshë dhe vlerë të veçantë festivalit i dhanë edhe motrat me vëllain: Rrezarta dhe Krenare Dushi, të njohura si «The Guitar Sisters», së bashku me Jon Dushin, një grup i shkëlqyeshëm muzikor nga Kosova që ekzekuton këngë popullore live me kitarë, në shqërim edhe të këngëtarit e solistit të njohur Bexhet Sallahi, që jeton në Zvicër.

















