Është pozitive që kinematografia e Kosovës dhe Shqipërisë po fiton hapësirë ndërkombëtare dhe në diasporë. Festivalet na japin mundësinë të tregojmë historitë tona, por kjo prani sjell edhe një përgjegjësi: çfarë po u përcjellim përmes filmit, sidomos të rinjve?!
Kjo nuk është thirrje për censurë. Arti duhet të jetë i lirë, kritik dhe i guximshëm. Dhuna, varësia, krimi, varfëria dhe konfliktet shoqërore janë pjesë e realitetit dhe kanë vend në film. Por një gjë është ta trajtosh një dukuri artistikisht, tjetër ta kthesh dhunën, sharjet dhe vullgaritetin në gjuhë të përsëritur të ekranit.Të ndjehesh jo rehat ne lekurën tënde dhe të të vie turp nga përcjellësit dhe fëmijet që mund te jenë te pranishëm me prindërit që dëshirojnë ti sjellin në festivale filmike,nuk është ndjenjë që duhet përseritur ne filmat e ofruar!
Në disa prej filmave të prezantuar, këto elemente duken të tepruara, veçanërisht kur audienca përfshin të rinj. Realizmi nuk matet me numrin e sharjeve në dialog dhe as me sasinë e dhunës në ekran.
Prandaj duhet të pyesim: çfarë mbetet në mendjen e një të riu pasi fiket ekrani?
Të rinjtë duhet t’i shohin plagët e shoqërisë, por edhe rrugët përtej tyre. Kemi nevojë për filma që flasin për arsimin, dijen, familjen, përgjegjësinë, dashurinë, identitetin, emigrimin, sakrificën, suksesin dhe sfidat reale të brezit të ri.
Arti nuk ka për detyrë të japë moral. Por ka fuqinë të zgjojë ndërgjegje, të nxisë mendim dhe të hapë debate.Sidomos në diasporë, filmi është edhe një dritare përmes së cilës të rinjtë e njohin vendin dhe shoqërinë prej nga vijnë. Prandaj duhet të kujdesemi jo vetëm çfarë tregojmë për Kosovën dhe Shqipërinë, por edhe si e tregojmë atë, ngaqė ka audiencë të huaj më shumë se shqiptare, paraqitja e dhunës,stërkeqjes,dhe fëtyrave shëmtake ,nuk është e çuditshme qe po habit boten dhe po i hapë rrugë çmimeve,por si po dukemi ne,si po i qasemi botes me keto skena te shemtuara!
Të kërkosh më shumë thellësi dhe përgjegjësi nga kinematografia nuk është të jesh kundër artit të lirë. Është të besosh te fuqia e artit.
Le t’ua tregojmë të rinjve realiten,ngaqë dhuna trondit,por filmi qe ka thellesi dhe mesazh te zgjidhjes së problemit,të përcjellë në jetë!!





