spot_img
Ballina Aktualitete Koronavirusi: Nëse shfaqen simptoma kërkoni menjëherë dhe drejtpërdrejt që të kryhet testimi

Koronavirusi: Nëse shfaqen simptoma kërkoni menjëherë dhe drejtpërdrejt që të kryhet testimi

0
11

Informohuni rregullisht mbi risitë përkitazi me rregullat, përmbajtjen dhe këshillat mbi pandeminë. Kështu mbroni veten dhe ndihmoni për ti mbrojtur të tjerët! Në informacionin e mëhershëm preferohej mundësia që në rast simptomash të bëhej testimi. Tani kërkohet që nëse keni simptoma menjëherë dhe drejtpërdrejtë të bëhet testimi. 

Ju këtë mund ta bëni duke përhapur materialin e fundit të informacionit. Kështu ju jepni një kontribut të rëndësishëm: kundër përhapjes së virusit dhe për mbrojtjen e të gjithëve. Të gjithë duhet të dinë se si të mbrojnë veten dhe të tjerët. Shkarkoni dokumentin e duhur, varni në një vend të dukshëm dhe dërgojeni atë te miqtë dhe familja. Materiali informues tani për tani në faqen e Entit Federal për Shëndetësi është në dispozicion në gjermanisht, frëngjisht, italisht, reto-romanisht dhe anglisht. Faktet dhe infrmacionet e deritashëm janë në dispozicion në shumë gjuhë të tjera, natyrisht edhe në shqip. (shih edhe aktzualizimin e fundit në fvijim të ketij shkrimi, apo posa të hapni faqen e portalit tonë arbkult.info duke shtypur butonin në ballinë, në anë të djathtë të logos prointegra, me titullin «LEXOJE – KËSHTU MBROHEMI NE».

https://bag-coronavirus.ch/downloads/

Më e rëndësishme se kurrë ndonjëherë: Të ndalohet rritja e rasteve të infektimit.