spot_img
Ballina «arbkult» Lidhja ndërmjet Zef Skiroit Di Maxho dhe Ali Podrimjes kulmoi me një...

Lidhja ndërmjet Zef Skiroit Di Maxho dhe Ali Podrimjes kulmoi me një libër të shkrimtarit arbëresh

0
224
Viber Bild 2026 07 11 11 06 00

Të dy i ka bashkuar përkushtimi ndaj gjuhës shqipe, identiteti kombëtar dhe një poezi me përmasa universale.

Nga Rexhep Rifati  

Gjatë një vizite që bëmë shkrimtarit të shquar arbëresh,  Zef Skiro Di Maxhos mësuam se ate e ka lidhë një afërsi mëse vëllazërore me poetin tonë tashmë të ndjerë,  dhe Ali Podrimën, nj¨lidhje kjo që ishte shumë më tepër se një njohje rastësore. Ata u takuan në veprimtari letrare në Itali, Kosovë dhe Shqipëri dhe mbajtën korrespondojnë për shumë vite. Nga kjo korrespondencë rest letra, mendime, e-mail dhe shënime që dëshmojnë respektin dhe miqësinë e ndërsjellë.

Dëshmia më poshtë e kësaj miqësie është libri që Zef Skiro Di Maxho ia kushtoi Ali Podrimjes, me titull:

«Ali Podrimja – Njeriu pa adresë (Letra, mendime, email, shënime dhe poezi)» .

Nuk ka nevojë që autori të ketë kohë personale, le ta pasqyrojë kohën në jetë, dhe ta shkruajë personalisht dhe poetikisht në gjuhën kosovare. Libri ofron edhe një parathënie nga Anton Nikë Berisha .

Veçanërisht prekëse është në një kopje të librit gjendet një fotografi e përbashkët e dy poetëve, si simbol në një miqësi që kapërceu Adriatikun dhe bashkoi dy degë të së njëjtës kulturë shqiptare.

Ali Podrimja vlerëson lart poezinë dhe Zef Skiro Di Maxhos, ndërsa Di Maxho e konsideron Podrimjen një nga zërat më të mirë të poezisë moderne shqiptare. Të dy i ka bashkuar përkushtimi ndaj gjuhës shqipe, identiteti kombëtar dhe një poezi me përmasa universale.

Me këtë rast edhe dy poezi të Skiroit nga libri«Ali Podrimja – Njeriu pa adresë (Letra, mendime, email, shënime dhe poezi)» :

Zef Skiro Di Maxho: POETIT ALI PODRIMJA

Ti shkruan Njeri
me Germa të Mëdha
e Bukë e Kripë
si Shenja të Qytetërimit tonë
e pret metaforikisht Kush
do ta vrasë Ujkun-Urrejtjen
që të shpëtohet Kopeja
e thua se ne Arbëreshët
bëjmë Punë Zotërash
se mbajmë gjallë Qenien tonë.

Fjala jote
Poet Kosovar
këndon si Fryma
e Kosovës së gjallë
që hedh në Luftë
si Armë të Bindjes
Germa të Mëdha
në nderim
të Farës Njerëzore të qytetëruar.
*
Zef Skiro Di Maxho