Cilat janë ndryshimet në Ligjin për të huaj dhe për integrim dhe çfarë domethënie kanë këto ndryshime në jetën e përditshme?
Ejani në mbrëmjen informative të Sindikatës Unia në gjuhën shqipe!
• Lirim Begzati, ekspert juridik në Neuchâtel
• Hilmi Gashi, udhëheqës i grupeve të interesit në Unia
• Osman Osmani, arbkult.info dhe udhëheqës i fushatës për pensione Kosovë-Zvicër
Ne do të ju informojmë mes tjerash mbi:
- Kriteret e reja të integrimit në ligjin për të huaj dhe integrim: degradimi i Lejes së përhershme të qëndrimit C në B, ndikimi i ndihmës sociale dhe pasojat për lejen e qëndrimit, kontratat për integrim
- Marrëveshja për pensione mes Kosovës dhe Zvicrës: Informimi, zbatimi dhe vështirësitë për pensionistët
- Iniciativa e SVPs kundër qarkullimit të lirë: Zhvillimet aktuale dhe të ardhshme
KUR? E premte, 28 shkurt 2020, prej orës: 18:30 – 22:00
KU? Restoranti “Tscharnergut”, Waldmannstrasse 21, 3027 Bern
KUSH? Të gjithë qytetarët e Bernës me rrethinë mund të marrin pjesë
Lajmërohu te:
Lajzim Bakija: 078 881 58 97
Sonia Oliveira: 079 595 01 44





