spot_img
Ballina «arbkult» Sindikalistët shqiptaro-zviceranë urojnë deputetin e tyre federal Islam Alijaj

Sindikalistët shqiptaro-zviceranë urojnë deputetin e tyre federal Islam Alijaj

0
4

Në zgjedhjet e sivjetme parlamentare federale të Zvicrës, të zhvilluara me 22 tetor 2023, siç ka raportuar edhe portali ynë prointerega.ch, Islam Alijaj mori 95’054 vota, që atij i siguruan ulësen në parlamentin zviceran, me çka thyen akullin dhe hap perspektiva për politikan tjerë shqiptaro-zviceran. Historia e tij shërben si frymëzim dhe dëshmi e mundësive të papara që Zvicra ofron, pavarësisht sfidave të ndryshme. Për këtë arritje historike nuk mungoi, para së gjithash, edhe mbështetja e aktivistëve sindikalistë shqiptaro-zviceranë të Unia Regjioni Cyrih-Shafhauzen me në krye Xhafer Sejdiun dhe Qendrës “Parandalo” të Cyrihut me në krye Valdete Hotin.

Suksesi i tij në zgjedhjet parlamentare federale është një arritje e jashtëzakonshme dhe një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes së komunitetit shqiptar në skenën politike zvicerane. Angazhimi i tij në luftën për të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara është padyshim një kontribut i çmuar dhe një shembull për të gjithë ata që ballafaqohen me pengesa të ngjashme. Një politikan me një perspektivë të tillë inkurajon përfshirjen dhe përfaqësimin e grupeve të ndryshme në vendimmarrje. Përmes rrugëtimit të tij dhe arritjeve të tilla, Islam Alijaj shërben si një shembull i frymëzimit për të gjithë ata që sfidohen nga pengesat dhe duan të kontribuojnë në ndryshime pozitive në shoqëri.

Në të ardhmen, besojmë se roli i tij në parlamentin zviceran do të sjellë ndryshime pozitive dhe do të ndihmojë në përfaqësimin më të mirë, në njërën anë të çështjeve të komunitetit shqiptar dhe përfshirjen e të gjithë migrantëve në politikëbërje dhe në anën tjetër të njerëzve me aftësi të kufizuara dhe grupeve të margjinalizuara në përgjithësi. 

Në vijim, me pak vonesë, po botojmë shkresën e sindikalistëve shqiptaro-zviceran me urimin për Islam Alijaj, menjëherë pas zgjedhjes së tij deputet federal në parlam

I nderuar Zotëri Deputet Federal!

I dashur Islam!

Komuniteti shqiptar në Zvicër ka bërë një rrugëtim të gjatë, një rrugëtim me ngritje dhe me rënie, me sfida e përpjekje, por megjithatë një rrugëtim për të cilin sot me bindje mund të themi se ia ka vlejtur.

Fitorja jote si deputet federal shënon një arritje historike, një arritje qe vlerëson angazhimin tënd për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe atyre më të pafuqishmit në shoqërinë tonë, por dhe vlerëson mundin e prindërve dhe gjyshërve tanë, të cilët me dekada kanë investuar për ardhmërinë fëmijëve dhe mbesave dhe nipërve të tyre, të cilën ne sot mundemi ta gëzojmë në shoqërinë zvicerane dhe atë shqiptaro-zvicerane.

Urime nga aktivistë shqiptarë të Unia!

Si një grup aktivistësh shqiptarë në Unia ne jemi angazhuar me vite të tëra për një shoqëri të barabartë, për fuqizimin e komunitetit tonë dhe migrantët kudo në Zvicër si dhe për fuqizimin e të drejtave të punëtorëve. Ne të gjithë mbajmë përgjegjësi për përparimin e të drejtave të punëtorëve, personave me aftësi të kufizuara, migranteve dhe migrantëve, shtresave te ulëta dhe në bashkëpunim me ty dhe forca tjera politike të majta të bëjmë më të mirën për këto shtresa të shoqërisë tonë.

Për çdo ndihmë, bashkëpunim dhe përkrahje, dera jone e bashkëpunimit do të jetë e hapur dhe je i mirëseardhur në mesin tonë në çdo kohë.  

Edhe njeherë, Urime të përzemërta!

Kryetari i aktivistëve shqiptarë në Unia - Xhafer Sejdiu me Islam Aliajaj në manifestimin tradicional "Vrapimi kundër racizmit" në CyrihIslam Alijaj në mes të sindikalistit e aktivistit shqiptaro-zviceran Florim Kadriu dhe aktivistit tjetër Esad Sadikovic ne kuadër të angazhimeve të tyre në strukturën e migrantëve socialdemokrat të PSd të ZvicrësDrejtuesi i grupeve të interesit në sindikatën Unia dhe aktivisti shqiptaro-zviceran - Hilmi Gashi me Islam Alijaj gjatë një aktiviteti para Pallatit fedaral në Bërnë në vitin 2021Pamje nga një aktivitet i shoqatës Parandalo të Valdete Hoti e Islam Alijaj me shoqatën Hendikos të Kosovës Kryetarja e shoqatës Parandalo dhe aktivistaj e dalluar shqiptaro-zvicerane  - Valdete Hoti me Islam Alijaj në fushatën zgjedhore të Islam Alijaj 2013 për parlamendtin federal të Zvicrës Pergjegjësi i paltformës prointerga.ch - Osman Osmani me Islam Alijaj dhe Esad Sadikovic gjatë angazhimeve të përbashkkëtaIslam Alijaj me referatin e tij mbështetës në manifestimin "Ne jemi Cyrihu" bashkë me grupin e interesit të migrantëve dhe shqiptzarëve të sindikatës Unia  Pamje nga fushatat dhe aksionet e Islam Alijaj - Lomit me bahskëvepritmarë tjerë

Sindikalistët dhe rrjetet tona shqiptaoro-zvicerane të bashkëkoordinuara në strukturat e platformat tjera, nga të cilat po veçojmë migrantët siocialdemokratë të PSd,  parandalo e prointegra, shprehin bindjen e tyre se bashkëpunimi disavjeçar dhe mbështetja e ndërsjellë e deritashme në të ardhmen do të përparojë edhe më tej në të mirë të punëtorëve, të komunitetit shqiptar si dhe grupeve tjera të margjinalizuara shoqërore. Shpresojmë gjithashtu që kjo arritje e suksesshme do të shërbejë edhe si model shembullor edhe për avancimet shoqërore në vendet tona amë dhe gjithandej!