Amerikë, njà dy-tri fjalë
Po t‘i shkruej pa pritesë
Nuk ka gjë që zemrën e ndalë
Pa të bâ me shpirt uresë!
Ti oj Zonjë oj Mbretneshë bote
Për ne shqiptartë kjé âmë e at‘,
Kjoftë bekue dora jote
Që për t‘shtypurit kudo e zgjatë!
Na u gjete shpesh në jetë
Kur shfarosja po na kanoste,
Kjo Shqypni që u bâ Shtet,
Jopak „miq“ atëbotë tendoste!
E ti e the atëherë dhe sot
Ne kem shtet-e falë dorës tâne
Na kthjelloi i Madhi Zot
T‘mos kem dilemë në zgjedhje ane!
Ty shqiptartë të duan me zemër
E unë po flas për shqiptartë
Në këtë botë, ti Zonjë ke emër
Që n‘respekt ne ta mbajmë lartë!
K‘të LIRI që sot e gëzojmë
E dijmë mirë, e kemi falë teje
Shqiptartë kurrë nuk do t‘harrojnë
Prej humanizmit, jo prej feje!
Nëpër botë po thehen lëmezat
Jo pak popuj sot po vuajn
Lidhen nyet e zgjidhen vegëzat
Por shqiptartë me nder nuk luajn!
Kur na u deshte, ne ty të patëm,
Zotin n‘Qiell e ty në Tokë,
Atëherë kur me zhdukjen u matëm
Ti na u bâne mburojë mbi kokë!
Edhe Liria jonë ka emër
E në atë emër ti dhe vulë‘
Dashuninë ta ruajm në zemër
E nderin ta ruajm në PREAMBULË!
Me t‘palarët në ndërgjegje
Që kutërbojnë urrejtje për ty
Ne e kemi një përgjegje:
– Gubanat dhe dreqi i ka pështy!
Shteti im ky Shtet Dardan
E din mirë sa borxh të kemi!
Kjo shtetësi vulen tënde e mbanë,
Ne nuk harrojmë deri sa n‘jetë të jemi!
Gëzuar oj Zonja e pesë oqeaneve!
Zonjë e tej shtatë kontinentev!
Zonjë e mundësive dhe e viganëve,
E 99 orienteve dhe oksidenteve!
…
Mentor Thaqi
04 korrik 2026





