Në nderim të Ditës së Pavarësisë së Amerikës, sot startojmë me portalin: arbkult.info
Duke i uruar shtetit dhe popullit amerikan Ditën pavarësisë krijuesit e mërgatës po ia fillojmë në nderim të kësaj date portalin e ri arbkult.info, i cili do ti kashtohet kryesisht identitetit tonë kulturo-historik dhe arritjes së shqiptarëve në trojet etnike dhe në mërgatë.
Ndaj edhe Dita e sotme 4 Korrik 2026, që shënon 250 vjetorin e Shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, kur burrat më të ndritur të kombit amerikan, nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, për ne ka një domethënie të veçantë.
Prandaj edhe ky 250-vjetor është një ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liridashës e sidomos për popullin shqiptarë, gjegjësisht për pavarësinë e dy shteteve tona në Ballkan.
Dita e Pavarësisë-Ditëlindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e miratimit të Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik, 1776, sot e nderon me pietete të mëdha çdo amerikan, por edhe ne shqiptarët hiq më pak nuk duhet ta ndiejmë këtë festë edhe si festë tonën, duke pas parasysh kontributin e jashtëzakonshëm që dhanë populli dhe shteti amerikan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Amerikanët e festojnë këtë 250-vjetor më të lirë, më të begatë dhe më të sigurt, por edhe me një lavdi e krenari si asnjë komb tjetër. Përgjatë këtyre 250 viteve, kombi i lirë amerikan, me gjeninë e tij krijuese, e shndërroi vendin e vet nga një ish-koloni e Mbretërisë së Bashkuar në vendin dhe kombin lider të njerëzimit në politikë, siguri, ekonomi, shkencë, arsim, shëndetësi, teknologji të lartë dhe në çdo fushë tjetër.
Ndaj me këtë rast ne si redaksi e portalit arbkult.info përgëzojmë popullin amerikanë, përmes fotove të shkrepura me ambasadorët dhe ushtarët amerikan që na sollën lirinë, ndaj edhe në shenjë mirënjohje ekzemplarin e parë të librit tim mbi shtegtimet në trojet shqiptare ua dhurova pikërisht ushtarëve amerikanë të stacionuar në bazën ushtarake Bondsteel afër Ferizajt.








