Pjesëmarrës në Ditën e Themelimit edhe delegacioni i “Horës së Skënderbeut” nga Zvicra, ndërsa që manifestimet u përshkuan edhe me shpalljen Qytetar Nderi të profesor Vebi Bexhetit nga Universiteti i Tetovës dhe me celebrimin e kurorëzimit të një çifti nga Prishtina
Teksti e fotot : Rexhep Rifati
Ndonëse kanë kaluar 538 vjet që nga 30 gushti 1488, data e nënshkrimit të statutit të Fondacionit, kur edhe zyrtarisht i themelua ngulimi më i rëndësishëm arbëresh : Hora e Arbëreshëve apo it. Piana degli Albanesi, në këtë kryeqendër të kulturës dhe historisë arbëreshe edhe sot, si atëherë kur u themelua ruhen me shumë dashuri e xhelozi, besimi, rituali, gjuha, kultura dhe traditat, që janë transmetuar brez pas brezi gjatë gjithë këtij gjysmëmijëvjeçari.
Ndaj edhe me këtë rast duke iu drejtua me urimin qytetarëve të tij, kryetari i Bashkisë së Horës, z. Rosario Petta: “Gëzuar Ditën e Themelimit të Piana degli Albanesi – Hora dhe Arbëreshëvet të gjithë bashkëqytetarëve tanë arbëreshë, të afërt dhe të largët, aq më parë që pasuria kulturore e ne arbëreshëve në Itali, është unike dhe si e tillë duhet të ruhet dhe vlerësohet. Një mendim të tillë e ruajmë edhe për të gjithë ata që jetojnë jashtë Horës së Arbëreshëve e që ruajnë gjithmonë kontaktin dhe afërsinë me atdheun e tyre. Krenarë për identitetin tonë, përshëndetje të gjithë arbëreshëve kudo që të jenë”, përfundon mesazhin e tij festiv kryebashkiaku Rosario Petta i cili edhe jep edhe programin shumë të pasur kushtuar festës së Ditës së Themelimit, ku për një javë rresht përfshihen shumë aktivitete kulturore, fetare e rituale, përfshi me 29 gusht edhe shpalljen Qytetar Nderi të Profesor Vebi Bexheti, profesor në Universitetin e Tetovës që krahas vizitave të shumta me nxënësit e studentët e tij në ngulimet arbëreshe ka bërë edhe publikime e botime të veçanta për vendbanime dhe personalitete arbëreshe. Po ashtu pati edhe një shfaqje të filmit dokumentar «Hora e Arbëreshëvet» me prezencën e autores Vesa Guhelli, e cila pati edhe celebrimin e kurorëzimit në vet Bashkinë e Horës me Bardhok Bashotën, me kostume arbëreshe, duke dashur edhe në këtë mënyrë të shprehin dashurin e madhe për arbëreshët tanë. Festa u përshkua edhe me pjesëmarrjen e shumë artistëve dhe grupeve arbëreshe e siciliane, që i dhanë një ngjyrim të veçantë dhe shumë emocional festës. Ndërkaq pas një performance të shkëlqyeshme në sheshe me këngë arbëreshe, por edhe shqiptare nga të gjitha trevat tona, kryetari Rosario Petta me stafin e tij shpërblyen me mirënjohetë veçanta artistët: Aaron Puccio, Giorgio Fusco, Arbëreshë Serenate me Matilde Cassará.
Në emër të shoqatës “Hora e Skënderbeut” morëm pjesë: Ramadan Morina. Genc Veli Berisha dhe unë. Po ashtu pjesëmarrës: mikja e madhe e arbëreshëve D. Ornela Radovicka nga Milano dhe elektro-inxhenieri Jakup Reka nga Shkupi.





