spot_img
Ballina Aktualitete Piktorja ferizajase që po i zbukuron me murale ngulimet arbëreshe në Kalabri

Piktorja ferizajase që po i zbukuron me murale ngulimet arbëreshe në Kalabri

0
102
757211842 28139822752290844 457594562964550967 n

Lebibe Topalli, dekanë e fakultetit të arteve aplikative, pasi që ka zbukuruar qytetin e Ferizajt me mbi 100 e sa murale, tash ka filluar ti zbukuroi edhe ngulimet arbëreshe: më parë Puhëriun ( it: Pallagorio) dhe aktualisht Shën Sofinë e Epirit.

Ja se çka shkruajnë përmes rrjeteve sociale në këtë ngulim : “Me veprën e saj të krijuar për edicionin e 6-të të Ylberi-t, artistja Lebibe Topalli i bën homazh identitetit arbëresh të Santa Sofia d’Epiro përmes imazhit të një gruaje të re me veshje tradicionale, të kapur në energjinë dhe gëzimin e vallëzimit.

Një mural që tregon shumë më tepër se një moment. Ai tregon historinë e një komuniteti që, për shekuj me radhë, ka ruajtur me krenari gjuhën, traditat dhe kulturën e tij, duke i transmetuar ato brez pas brezi. Një trashëgimi e gjallë që vazhdon të jetë një pjesë integrale e jetës së përditshme të vendit.

Një vepër e re që pasuron muzeun në ajër të hapur të Santa Sofia d’Epiro, duke konfirmuar edhe një herë se si arti i rrugës mund të bëhet një mjet për dialog midis artit bashkëkohor, kujtesës dhe territorit.

Faleminderit, Lebibe, që latë gjurmën tuaj në Santa Sofia d’Epiro. Je një person i mrekullueshëm.

Gjatë vizitës sime të fundit takova këtë profesorësh arti nga e cila mësova se me sa përzemërsi priten punime e e saj nga komunitetet arbëreshe. Ndërsa derisa po qëndron për herë të dytë në mesin e arbëreshëve të cilët po e përcjellin edhe me muzikë derisa ajo pikturon (!), duke i shtuar frymëzimin ajo shkruan se: “ Në dy vendet arbëreshe ku pata fatin të qëndroj e të punoj si në Puheri dhe tash në Shën Sofi, përjetova emocione që zor t’i përshkruaj me fjalë.

600 vjet larg Shqipërisë, e prapë dëgjon shqip, lexon shqip, dëgjon arbërishten e tyre dhe e kupton sa fort e kanë ruajtur gjuhën, kulturën dhe identitetin.

Teksa po pikturoja muralin pranë shtëpisë së profesorit të muzikës, Franc Kurti, dëgjova zërat e fëmijëve dhe mësuesin e katundit, si thonin ata, duke u mësuar këngët e vjetra arbëreshe. Natyrisht, iu bashkova edhe unë këngës «Mora Mandolinën», këngën e njëjtë që e këndonim edhe ne kur ishim të vegjël.

Meqë shqipja nuk mësohet në shkolla, komuniteti ka gjetur mënyrat e veta për ta mbajtur gjallë gjuhën dhe traditën, duke përcjellë brez pas brezi.

Ja edhe disa rreshta për jetën dhe veprën e saj : E lindur në Ferizaj në vitin 1981, ajo filloi të pikturonte në moshën 17 vjeç, ndërsa ishte refugjate në një kamp refugjatësh turk gjatë Luftës së Kosovës. Për të, arti u bë një mjet katarsisi dhe një mënyrë për të rrëfyer realitetin e luftës dhe rindërtimit. Më vonë ajo u diplomua në pikturë nga Fakulteti i Arteve në Universitetin e Tetovës.

Përveç realizimit të veprave të saj, Lebibe Topalli ka krijuar artistë nga shumë vende të botës përmes Mural Fest Kosova , duke u shndërruar në Ferizaj në një qendër të njohur të artit mural në Evropën Juglindore.

Ajo në vitin 2016 themeloi Mural Fest Kosova, një festival ndërkombëtar i artit publik, në të cilin shërbeu si drejtoreshë artistike dhe ekzekutive. Përmes kësaj iniciative, ajo udhëhoqi një kolektiv artistësh të rinj për të rizhvilluar hapësirat urbane gri dhe industriale të Ferizajt, duke krijuar mbi 100 murale me artistë vendas dhe ndërkombëtarë.