spot_img
Ballina Aktualitete Shqiptarët për ta mundur Serbinë duhet ta mundin vetën!

Shqiptarët për ta mundur Serbinë duhet ta mundin vetën!

0
8

Xhevat Hasani, 19 prill 2024

Serbia për ta sulmuar Kosovën ushtarakisht po pret të përhapen edhe disa vatra tjera të luftës nëpër botë.  Në popull nuk thuhet kotë: Ujku do mjegull!

Shqiptarët kanë vetëm dy rrugë: Ose do ta mundin Serbinë, ose do të zhbëhen si komb.

Por shqiptarët për ta mundur Serbinë – ata duhet ta mundin vetën! E çka do të thotë kjo – ta mundin vetën?

Kjo do të thotë që secili shqiptar ta shikoj vetën në pasqyrë dhe t`ia numroj vetës të gjtha veset, mangësitë dhe ligësitë që ka.

Dhe pasiqë t`i ket identifikuar veset, mangësitë dhe ligësitë që ka, ta mund vetën duke i mundur (eliminuar) ato.

Shqiptari që e ka mundur vetën duke i eleminuar veset, mangësitë dhe ligesitë që ka, bëhet i aftë për ta mundur Serbin nëse kjo e fundit do ta sulmoj Kosovën. Kjo sepse shqiptari që e ka mundur vetën, para interesave të Kosovës nuk i vë interesat individuale, familjare, grupore apo partiake.

Shqiptari që e ka mundur vetën duke i eleminuar veset, mangësitë dhe ligesitë që ka, ai Kosovën, Shqipërinë dhe viset tjera shqiptare në Ballkan i ka të kthyera në Perëndimi.

Shqiptarët për të pasur liri dhe për të ekzistuar duhet të shpërlahen kolektivisht, nga mentalitet dhe mendësitë destruktive (vetëvrasëse) që kanë trashëguar nga e kaluara, ose që kanë kultivuar brenda vetës në këto dekadat e fundit.

Shqiptarët ose do të shkunden nga mendësitë joracionale e destruktive, ose do të shuhen.

Historia tregon se popujt që janë sjell siç po sillen shqiptarët në këto dekadat e fundit, ka kohë që janë shuar e zhdukur nga faqja e dheut.

Çka e pret një popull të cilit viset e veta i janë bërë ujk e derr, kurse viset e vendeve të huaja i janë bërë parajsë?

Çka e pret një popull që rri e pret me torb në krah!?

O tempora o mortes!