spot_img
Ballina «arbkult» Festivali mbarëkombëtar „Rapsha 2026“ bashkoi dhjetra ansamble nga trojet etnike e mërgata

Festivali mbarëkombëtar „Rapsha 2026“ bashkoi dhjetra ansamble nga trojet etnike e mërgata

0
245
783902669 37802514636030845 4473723443622993904 n

Festivali Mbarëkombëtar të Folklorit “Rapsha 2026 – Malësi e Madhe”, filloi më 21 gusht dhe ne te për tri net do të prezantohen mbi 20 grupe artistike nga të gjitha trojet shqiptare dhe mërgata. Pa dyshim se ky festival është ndër organizimet më madhështore kulturore shqiptare, dhe atë në një ambient të mrekullueshëm të rregulluar nga dora vullnetare e vendasve

 Teksti Hazir Mehmeti § fotot Rexhep Rifati

Derisa nata e parë pati karakter prezantues dhe u përshëndet nga autoritetet e vendit dhe organizatorët në natën e dytë ky festival unik si perka organizimi ashtu edhe mbështetja e mërgimtarëve, madje sidomos e atyre nga Amerika, bëri që ky manifestim i jashtëzakonshëm që ruan, promovon dhe përcjell brez pas brezi vlerat e folklorit, traditës dhe kulturës sonë kombëtare, të arrijë një lartësi të madhe arti, duke pas pa vetës edhe një publik të shkëlqyeshëm edhe ate në një ambient fantastik natyror por të rregulluar mjeshtërisht nga duart vullnetare të Shoqatës “Rapsha” dhe të banorëve vendas.

Ndaj edhe SHKA-së “Rapsha” dhe të gjithë pjesëmarrësit për këtë ngjarje të madhe kulturore, meritojnë një notë shumë të lartë. Nga nata e parë shkëput një pjesë të fjalës shumë përmbajtjesore të drejtoreshës së këtij festivali dhe një herësh kryetare e Shoqatës Rapsha, zonj. Gentijana Junçaj:

“I nderuar nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, z. Nikollë Camaj,

i nderuar kryetar i Komunës së Tuzit, z. Lindon Gjelaj, të nderuar përfaqësues të institucioneve,

Të nderuar përfaqësuesë të ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës në Mal të Zi, të nderuara personalitete të kulturës dhe artit, të nderuar drejtuesë të shoqatave dhe ansambleve, të dashur artistë, këngëtarë, valltarë e instrumentistë,

të dashur miq që keni ardhur nga të gjitha trojet shqiptare, vëllezër e motra nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Malësia dhe diaspora shqiptare, zonja dhe zotërinj,

të dashur bashkëkombës, mirë se erdhët në Malësi; mirë se erdhët në “Rapsha 2026”!

Sonte nuk jemi mbledhur thjesht për të hapur një festival. Jemi mbledhur për të hapur një kujtim, një trashëgimi, për të vënë një urë.

Një urë që lidh të shkuarën me të ardhmen, vendlindjen me diasporën, këngët e të parëve me zërat e brezave të rinj.

Një urë që lidh Malësinë me të gjitha trevat shqiptare…»

Ndërsa nga mbrëmja e dytë shkëputëm disa shkrepje të grupeve artistike nga trojet etnike dhe mërgata , madje edhe ajo tëj Atlantikut, Miçigeni i Shteteve të Bashkuara. Kënaqësi e veçantë ishte kënga dhe loja e fëmijëve sidomos e atyre që kishin ardhur nga Shtetet e Bashkuara.